Gazetari ironizon Luarasin: E para gënjeshtarja e paskrupullt e Rilindjes dhe e dyta shtriga tek filmi “Robin Hood”
Vijon të shkaktojë reagime deklarata e pak ditëve më parë e bërë nga pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi e cila për mungesë argumenti për të mbrojtur ndërtimin pranë Sahatit deklaroi se leja për ndërtimin e “Hotel Plazza” është dhënë nga Lulzim Basha.
Gazetari Dritan Kaba ironizon përmes një foto-montazhi duke iu drejtuar ndjekësve të tij në rrjetin social “Facebook” se cila mes Luarasit dhe shtrigës tek filmi “Robin Hood” është gënjeshtare më e paskrupullt.
Ja reagimi i Kabës
QUIZ
E para gënjeshtarja e paskrupullt e Rilindjes dhe e dyta shtriga tek filmi “Robin Hood”.
KUSH ËSHTË MË E SHPIFUR!
Përgjigju në koment!