Gazetari: Policia kishte dijeni se ku mbahej Jan Prenga, u informuan nga pala angleze
Gazetari i kronikës, Elton Qyno është shprehur se policia e shtetit ishte informuar që në momentin e rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz se ku ishte dërguar ai dhe se cilët e kishin marrë peng. Qyno është shprehur se operacioni mund të jetë dokonspiruar por ende nuk dihet se përse nuk kanë ndërhyrë. Informacionet policisë shqiptare i kanë ardhur nga Anglia, ku atje është arrestuar vëllai i Jan Prengës.
“Jan Prenga thirrej ndryshe Stiliano. Kompleksi Golden ka qenë në vëzhgim, Policia ka pasur dijeni se Jan Prenga ndodhej aty dhe ka pasur dijeni se kush e ka marrë. Por nuk ka ndërhyrë. Ose policia ka pasur dekonspirim ose i ka lënë personat e kësaj ngjarje të bëjnë punën. Kjo më rezulton në verifikimet e bëra. Oficeret e lartë edhe nga ana e prokurorisë duke u informua edhe nga pala angleze kanë marrë informacion se ai ndodhet tek ‘Golden’. Mund edhe të jetë dekonspiruar por ka edhe shumë pikëpyetje.” tha Qyno.
“Janë pamjet filmike, personazhe që ne flasim i kanë asgjësuar, vetëm kamera në plan ballor i garazhit janë aty. Gjatë kësaj periudhe policia ka patur dijeni. Viktima është dhunuar që në Kamëz. Është qëlluar me thikë apo leva. Policia ka pasur dijeni. Anglezët u kanë dhënë informacionet e sakta se pengu është aty. Por nuk dihet në cila kushte policia nuk ka vepruar.”shtoi ai më pas.