Gazetarja: Sulmi ndaj Orës tregon se e kemi bërë mirë punën, e kam të vështirë t’ua shpjegoj kolegëve italianë
Gazetarja e televizionit Ora në Romë, Alba Kepi, thotë se gjobitja dhe urdhri për mbylljen e Rtv Ora nga AMA dhe ISHSH është e paprecedentë.
Ajo tregon se e ka pasur shumë të vështirë t’ua shpjegojë kolegëve
Italianë këtë situatë sepse u duket e paimagjinueshme deri sa i ka vënë përballë dokumentave.
Kepi thotë se në Itali, është në diskrecionin e kompanive dhe studiove televizive për të vendosur sesa të ftuar do të kenë, mjafton ti qëndrojnë strikt dekretit të qeverisë për masat anti-Covid.
Por në çdo situatë, thotë ajo, ky akt i paprecendet është një tregues që Rtv Ora dhe stafi i saj e kanë bërë më së miri punën e tyre derisa edhe sulmohen në këtë mënyrë.
Alba Kepi: Qeveria Conte nuk ka asnjë ligj apo urdhëresë që përcakton sa është numri i të ftuarve në studiot televizive. Ekzistojnë protolle të veçanta të çdo kmopanie dhe redaksie që rregullon atë që do të jetë puna e tyre nga momenti që qeveria ka miratuar një dekret me masat e përgjthshme për të përballuar emergjencën e Covid-19. Jam interesuar si në studiot televizve të televizionit publik italian ashtu dhe kompanive private dhe më kanë konfirmuar këtë fakt. Veprohet duke pasur një distancim 2 metra dhe në redaksi punohet me doreza dhe maska. Është e paprecedent dhe e pabesueshme, kam folur dhe me kolegë italianë dhe thonë se është e paimagjinueshme që të ketë një limitim të tillë të asaj që është e drejta e informacionit.
Rtv Ora në këtë moment të pamenaxhueshëm për të gjithë, në këtë pandemi globale ka dhënë informacion të shpejtë dhe të saktë në të mirë të një shërbimi publik.Në momentin kur qeveria dhe politikanët reagojnë në një mënyrë të tillë do të thotë se ne si gazetarë e kemi bërë punën tonë si duhet. Nuk ka justifikim të kërcënosh punën e një media se po bën një shërbim ndaj publikut, po informon dhe sjell lajmin në kohë reale dhe të drejtë. Jemi në një regjim izolimi si atje dhe këtu dhe televizionet kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të informuar publikun në kohë reale për atë çka ndodh. Gazetarët e terrenit kanë vënë në rrezik jetën e tyre. E kam të vështirë të bind kolegët e mi që kjo gjë ndodh. Por do të jetë motivim për të thënë se ne vërtet kemi punuar mirë, ndryshe nuk ka si të justifikohet. Informacioni nuk kërcënon shëndetin publik por është jë vlerë e shtuar.