Gëzim Nika zbulon herën e parë që ka dalë në skenë dhe emigrimin në Amerikë

Gëzim Nika është një prej këngëtarëve më të mirë të muzikës popullore shqiptare, i cili preferohet nga publiku kudo në botë.

Karriera e tij nisi që në fëmijëri. I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, Gëzimi zbuloi se babai i blinte gjithmonë instrumente muzikore për të luajtur.

Ndërsa hera e parë që ka dalë në skenë ishte në vitin 1983 me këngën “N’Dardani bien tupanat”.

Gëzim Nika: Shkolla e madhe e imja kanë qenë 5 vëllezër. Babai na ka pajisur gjithmonë me vegla, me sharki, cifteli, fizarmonikë, violinë. Kemi qenë një bërthamë ansambli në shtëpinë tonë. Ka kënduar dhe babai, vëllai, të tjerët i kanë rënë instrumentave. Deri në moshën 18-vjecare kur kam dalë në skenë.

Startimi i parë ka qenë në festivalin e Gjirokastrës në 1983 me këngën “N’Dardani bien tupanat”.

Gëzim Nika jeton prej vitesh në Amerikë, ku edhe zhvillon karrierën e tij si këngëtar. Fillimisht shkoi vetëm për të bërë koncerte, por kur djali u bë dy vjec vendosi të shpërngulej me të gjithë familjen.

Një prej historive më interesante rreth fillimeve të emigrimit lidhet me kampionatin botëror. I ftuar në “Mos i fol shoferit”, Gëzim Nika rrëfeu se nga gëzimi i madh shtyu vizën për të parë ndeshje futbolli.

Gëzim NikaNga fundi i 1997-ës jam larguar. Në fakt, në Amerikë kam shkuar në fund të 1991-it bashkë me gruan, kemi bërë koncert, jemi kthyer. Kam shkuar në ’93-’94 një vit. E shtyva pak se ishte kampionati botëror dhe unë si katunar nga Tropoja, të shihja ndeshje në stadium ishte gëzim i madh, prandaj e shtyva vizën dhe u ktheva me mendimin që Shqipëria do jetë e do bëhet.

Ndër të tjera, ai rrëfeu se dëshironte që djalin ta kishte shtetas shqiptar.

Gëzim Nika: Megjithëse sot gratë po ikin në Amerikë të lindin, nusja ka ardhur shtatzënë 4 muajshe me djalë. Cunin e kemi tiranas, i vetmi që ka lindur në Tiranë. Por pa u bërë dy vjet u kthye atje ku ishte nisur.

YouTube player

SHKARKO APP