Gjashtë mënyra si Covid-19 mund të diktojë të ardhmen tonë

Në historinë e kohës tonë, dëmi politik i shkaktuar nga presidenti Donald Trump do të figurojë në mënyrë të dukshme. Por trauma e rëndë fizike, emocionale dhe ekonomike e pandemisë do të mbizotërojë. Leksionet që do të nxjerrim nga presidenca Trump mund të përcaktojnë fatin e republikës. Por mësimet që nxjerrim nga Covid-19 mund të formojnë të ardhmen e njerëzimit.

  1. Natyra është aty jashtë për të na vrarë

Mos u mashtroni nga ylberët dhe perëndimet e diellit. Nën të gjithë atë bukuri, fshihet një luftë e egër evolucionare midis njerëzve dhe mikrobeve patogjene. Me kalimin e kohës ne u përshtatemi sëmundjeve të reja. Por problemi është se patogjenët evoluojnë shumë më shpejt.

Një patogjen i ri shfaqet mesatarisht, çdo 4-5vjet. Covid-19 ka qenë mjaft i keq, por rreziku më i madh vjen nga një grip i ri që mund të ketë një shkallë të lartë fataliteti dhe që është shumë i transmetueshëm para zhvillimit të simptomave.

Modelimi tregon një probabilitet prej 3 për qind çdo vit të një pandemie gripi me një shkallë fataliteti të ngjashme me pandeminë e gripit të derrit të vitit 2009 (që i mori jetën 150.000- 575.000 njerëzve në mbarë botën në vitin e saj të parë, krahasuar me rreth 2 milion vdekje nga Covid-19. Ekziston një probabilitet vjetor prej 1 për qind që një pandemi e gripit të shkaktojë 6 milion ose më shumë vdekje.

  1. Ne njerëzit po e përkeqësojmë problemin

Rreth 75 për qind e sëmundjeve të reja që shfaqen janë zoonotike (me origjinë nga kafshët). Dhe njerëzit e amplifikojnë atë kërcënim në mënyra të ndryshme. Kërkesa për proteina ka çuar në rritjen e jashtëzakonshme të numrit dhe përqendrimit të kafshëve shtëpiake si derrat.

Njëkohësisht, shpyllëzimi po i vendos njerëzit në kontakt më të shpeshtë me kafshët e egra siç janë lakuriqët e natës, të cilat e përhapin infeksionin përmes jashtëqitjeve të tyre. Shkencëtarët kanë zbuluar 1.200 sëmundje të transmetuara nga kafshët gjatë viteve të fundit, dhe vlerësojnë se mund të ketë 700.000 sëmundje të tjera për të cilat nuk dimë asgjë.

  1. Izolimi nga këto kërcënime është një mit

Nga thuajse çdo pikë e globit mjafton një ditë udhëtim me avion për të shkuar nënë Londër apo Atlanta. Dhe siç e kemi parë, përhapja e sëmundjes jashtë kufijve kombëtarë

në vende të tilla si Brazili, Afrika e Jugut ose Britania mund të çojë në variante gjenetike që shmangin imunitetin ose bëhen më vdekjeprurëse.

  1. Decentralizimi, është teori e mirë politike dhe një politikë e keqe shëndetësore

Reagimi i SHBA-së ndaj Covid-19 është i shpërndarë midis më shumë se 3.000 departamenteve dhe agjencive të shëndetit shtetëror, lokal dhe në rang lagjesh. Në fillim, qeveria federale dështoi të sigurojë mbështetjen e duhur për testimin dhe gjurmimin e kontakteve, dështoi në shpërndarjen efektive të pajisjeve mbrojtëse, dhe nuk arriti të vendoste dhe zbatonte masat racionale të qëndrimit në shtëpi dhe mbylljen e shkollave. Rezultati ka qenë një përgjigje e improvizuar,në të cilën pjesë të mëdha të vendit në thelb iu dorëzuan përhapjes së virusit.

  1. Altruizmi nuk është një nxitës efektiv i ndryshimit të sjelljes

Pse kaq shumë amerikanë nuk kanë ndërmarrë relativisht hapa të vegjël parandalues, ​​siç janë mbajtja e maskave dhe distancimi social? Një pjesë e arsyes, ishte për shkak të një presidenti që vazhdimisht u tall dhe e politizoi krizën e shëndetit publik. Por problemi shtrihet më thellë sesa kaq.

Ndërsa sëmundja u përhap shumë në fund të vitit të kaluar, më shumë se 70 për qind e përhapjes së saj ndodhi nga njerëz të moshës 20-49 vjeç. Por më shumë se 80 për qind e njerëzve që kanë vdekur për shkak të Covid-19 që nga fillimi i shkurtit 2020, janë 65 vjeç ose më të moshuar.

Me vetëdije apo jo, kjo është një tradhtie madhe e një brezi ndaj një brezi tjetër. Shiheni në një perspektivë tjetër:Nëse jeni 65 vjeç apo më i moshuar dhe prekeni nga sëmundja, keni 5.6 për qind mundësi për të vdekur. Nëse jeni 20-49 vjeç dhe jeni prekur nga Covid-12, keni  vetëm 0092 për qind mundësi për të vdekur.

  1. Megjithëse jemi më të përgatitur për pandeminë tjetër, nuk jemi aspak të përgatitur për atë të madhen

Nëse reagimi ynë do të kalibrohej sipas urgjencës së rrezikut, ne do të ngadalësonim prerjen e pyjeve, dhe do të kontrollonim më mirë tregtinë e kafshëve të egra. Ne do të angazhoheshim në një përpjekje shumë më të gjerë dhe të vazhdueshme, për të monitoruar patogjenët që përhapen nga kafshët te njerëzit.

Gjithashtu do të shpejtonim në krijimin e një katalogu gjenetik të sëmundjeve zoonotike, që mund të na ndihmojë të identifikojmë dhe testojmë për kërcënime të reja. Po ashtu,do të investonim më shumë për të forcuar sistemet shëndetësore në botën në zhvillim, në mënyrë që ato të kenë mundësi t’i zhdukin “shkëndijat” e hershme të sëmundjes infektive.

/Washington Post

SHKARKO APP