Gjërat që një grua në moshën 40 vjeçe duhet të kishte mësuar nga jeta

Ka nga ato që tremben, nga ato që në vend të kësaj e mirëpresin me entuziazëm ardhjen e “të dyzetave”, në fund të fundit ka shumë që argumentojnë se jeta e vërtetë fillon me moshën dyzet vjeç. Nëse është një e vërtetë absolute, ne nuk mund ta dimë këtë, ajo që është e sigurt është se, ne ndryshojmë, piqemi dhe bëhemi të vetëdijshëm se kush jemi në të vërtetë teksa hyjmë në këtë dekadë të re.

Një grua dyzet vjeçare nuk ka më kohë për iluzione të paqarta, për nëse dhe por, aq më pak për pasiguritë e të tjerëve. Në këtë moshë duhet të kishim mësuar mirë të ndërtonim një të ardhme solide dhe sipas rregullave tona, duke mos ndjekur më ato të të tjerëve. Për më tepër, ne jemi në një fazë të jetës në të cilën mund të marrim gjithçka që duam, mund të rritemi dhe të evoluojmë sepse me të vërtetë e duam atë.

Në të dyzetat ne jemi gati të shërojmë plagët dhe të zgjidhim të gjitha ato çështje që i kemi lënë pezull për një kohë të gjatë, shumë të gjatë. Sepse e kemi kuptuar se duhet ta duam njëri-tjetrin, më shumë se çdo gjë tjetër në botë.

Ne kemi mësuar të themi jo kur situatat nuk janë të favorshme dhe veçanërisht kur të tjerët e përdorin bujarinë tonë për rehatinë e tyre, por ne gjithashtu kemi mësuar artin për ta bërë atë në një mënyrë të sjellshme, në mënyrë që askush të mos ankohet për asgjë.

Ne gjithashtu kemi mësuar të mos humbasim kohë për gjëra dhe njerëz që nuk mund të ndryshohen, duke i përqendruar energjitë tona në gjithçka që ka vërtet rëndësi për ne. Dhe më në fund e kemi kuptuar se bota përreth nesh mund të ndryshojë, në varësi të mënyrës se si e shikojmë.

Ne kemi ndaluar së pari të tjerët me zili, duke dashur gjithmonë të jemi perfekt dhe duke dashur të bëjmë gjëra vetëm sepse të tjerët i presin prej nesh, dhe kemi ndërtuar një botë rregullash të reja, të cilat janë vetëm tonat.

Ne gjithashtu kemi mësuar se të dëgjuarit, është baza e një marrëdhënieje autentike dhe të qëndrueshme, e çfarëdo madhësie që të jetë. Kështu që ne e bëmë atë dhe e kemi kuptuar se nuk kemi nevojë të rrethohemi nga shumë njerëz, sepse fatin, atë të vërtetin, e japin ata pak miq të besuar që na dëgjojnë dhe që kanë qëndruar gjithmonë pranë nesh, pavarësisht nga koha, distancat dhe ngjarjet e papritura. Dhe ne kemi mësuar se përvojat dhe njerëzit janë shumë më të vlefshme, se ato gjëra materiale për të cilat kemi qenë duke u përpjekur.

Dhe së fundmi, u siguruam për veten, me çdo hap dhe gjest, me çdo buzëqeshje të shënuar nga një rrudhë. Ne kemi filluar të lëmë gjurmët tona atje ku ecim, duke zotëruar hapat tanë dhe duke zbuluar se vetëbesimi është një fuqi e jashtëzakonshme.

Në të dyzetat kemi mësuar shumë! Sigurisht, ne ende bëjmë disa gabime, por nga ana jonë kemi përvojën dhe vetëdijen se kush jemi dhe çfarë duam./bota.al

SHKARKO APP