Gjinari, perla e Elbasanit

Gjinari, një fshat turistik që është përcaktuar si perlë e Elbasanit. Vetëm 25 km larg qytetit, kjo zonë është e rrethuar me pisha të shumta në lartësinë e Bukanikut, i cili është 1800 m mbi nivelin e detit Ajo që e dallon Gjinarin nga fshatrat e tjerë rretheqark, është klima me resurset e veta natyrore.

Oksigjeni, relievi malor, mikëpritja e banorëve, ushqimi tradicional dhe produktet bio e kthejnë këtë fshat në preferuain e vizitorëve. Një tjetër e veçantë e fshatit Gjinar, është toleranca fetare, për të cilën rrëfejnë vetë banorët. Specifikisht, rreth historikut të dy emrave që mbartin.

Kishat e shumta gjithashtu, janë ato çfarë mund të gjeni në Gjinar. Kryesisht të ndërtuara në mesjetë si ajo e Shën Kollit në Shelcan e pikturuar nga ikonograf Onufri më 1554, deri tek ato të rikonstruktuara në zemër të fshatit. Për të mos harruar në fund, drurët shumë shekullorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?