Gjirokastër, recetat tradicionale shpalosen në shesh
Në Gjirokastër mbrëmjet janë plot shije pasi amvisat dhe kuzhinat e pazarit po gatuajnë në shesh për të gjithë vizitorët.
Bakllavaja, petullat por edhe gatime të tjera që realizohen në sytë e vizitorëve po prezantojnë këto ditë potencialin e kulinarisë dhe mëse 20 shijeve autentike lokale.
Manjola që është pjesë e grupit të bizneseve të pazarit thotë se eventi është origjinal dhe se ata që po e shijojnë më shumë janë emigrantët që vijnë për fundvitin në shtëpi.
Kulinaria manifestohet krahas muzikës në qendrën historike dhe në fakt të gjitha mbrëmjet kanë muzikë live grupe moderne, DJ dhe polifoni. Gjirokastra ka këtë vit një dekor më atraktiv dhe më shumë biznese aktive në zonën historike. Ende sipas vizitorëve ajo që vlen të përmirësohet është numri i shërbimeve, cilësia e eventeve dhe promocioni për ta bërë të njohur ofertën dimërore dhe jo vetëm për festa.