Gjithë administrata në aksion; like dhe share te Facebook i shefit
Nga Ylli Dylgjeri –
Like- t, po nxjerrin Sekretin… Administrata Publike nen terrorin e Like-ve!
Shikoni miq, pas urdhrit te dhëne nga Fuga &Co, do të gjeni në FB komente klikime e shared të detyruar për çdo punonjes të administratës publike: “Nuk mund te mos bëj numrin e caktuar të Like e Shared. Më kontrollojnë çdo ditë” – me qahej një punonjëse Ministrie këto dite. Jemi të detyruar, të gjithe. Do te klikojmë mbi Ministre, mbi Kryeminister sa here të bëjnë një po….ë. Çdo dite!
Fillon puna ne administrate me Like. Kjo eshte Rilindja sot miq. Shikoni si jane mbushur faqet e Ministreshave, me Like pas çdo fjale apo takimi rutine. Qesharake!
Ministreshat edhe ti gjuash ne jetë për qejf nuk marrin aq pëlqime. Por, Jo! Nuk ka qejf. Nuk ka Sekret. Nuk ka me as ligj, as kod etik, turp jo e jo. E gjen numrin e punonjësve te Ministrise nga Liket që bien mbi Ministër çdo ditë. Dikur, në kohen e diktaturës, nuk tregohej numri i lugëve e pirunjve në mensë se dilte numri i efektivit që mbronte territorin. Atëherë mbahej gishti në këmbëzën e pushkës, tani mbahet gishti gati mbi tastieren e kompjuterit.
Atëherë, komanda si në zbor: Administrata për Liket e Ministrit te jeni gati!
Administrata në kor: Gjithmonë gati!