Gjuzi tregon pse Rama nuk shkon në Parlament 5 muajt e fundit

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi shprehet se në dy vitet e fundit që ka përfaqësuar opozitën shqiptare në Parlament, nuk është ndjerë i bullizuar, paçka deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka quajtur shpeshherë ”lartmadhnia e tij”.

I ftuar në emisionin “Breaking”, Gjuzi u shpreh se ajo ka qenë thjeshtë një batutë e Ramës, ndërsa shtoi se ky i fundit ka pesë muaj që nuk ka shkuar në Parlament, pasi është ”i dashuruar” me Lulzim Bashën.

Jeni ndjerë i bullizuar këto dy vitet?

Rritje e tensionit arterial. 261 daljet e mia në ekran janë zero lapsus. Rama ka thënë lartmadhëria e tij dhe është Princ Leka jo unë. Ku ka këtu çështje bullizimi. Me kërkesat tona të vazhdueshme Rama ka pesë muaj dhe ju nuk e vini re, që nuk vjen në parlament. Se është i dashuruar mbas Bashës. Hajde ta gjejmë kush është i dashuri dhe e dashura. Në politikë nuk ka dashuri, ka marrëveshje për të ecur vendi para.

SHKARKO APP