Google, Facebook dhe Twitter do të raportojnë çdo muaj mbi lajmet e rreme
Facebook, Google dhe Twitter duhet të publikojnë raporte të përmuajshme në lidhje me luftën kundër dezinformimit nëpërmjet lajmeve të rreme.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, tha se pandemia e COVID-19 është shoqëruar nga një masë lajmesh të rreme, teori komploti si dhe veprime nga aktorë të huaj me qëllim për të shtuar ndikimin e tyre në zonë, duke dëmtuar kështu BE-në dhe vendet anëtare.
Më e drejtpërdrejtë u tregua Vera Jourova, zv/presidentja e Komisionit Europian për Vlera dhe Transparencës. ”Aktorët e huaj që mund të përmendim hapur janë Rusia dhe Kina. Kemi mjaftueshëm prova për ta thënë hapur këtë”.
Për sa kohë që platformat janë i vetmi burim për këto të dhëna, Borrell u kërkon që të vërtetojnë se masat që kanë marrë po japin vërtet efekt. Jourova shtoi se aplikacioni Tiktok, nën pronësi të kompanisë kineze ByteDance, po i bashkohet në mënyrë vullnetare BE-së për të luftuar lajmet e rreme.