Google prezanton tre mënyra të reja se si të fshihni aktivitetin
Google lancoi mjete të reja të cilat i japin përdorueve një kontroll me të mirë rreth privatësisë kur përdorin Google Maps, Youtube dhe Google Assistant. Kompania ka konfirmuar që po lancon incognito mode për Maps e cila do të jetë në Android këtë muaj përpara se të përhapet në iOS.
Kur ti ndez incognito mode në Maps, aktiviteti në Maps në pajisjen tënde, si përshembull vendet që ti ke kërkuar nuk do të ruhen në llogarinë tënde të Google dhe nuk do të përdoret për të personalizuar eksperiencën tënde në Maps. Përsa i përket Youtube, Google po prezanton të njëjtin feature auto-delete e cila mund të fshijë automatikisht historinë e vendndodhjes dhe të dhënat në website në një interval që ti zgjedh. Dhe në fund, Google të lejon shohësh komanda me voice ose pyetje në Google Assistant pa qenë nevoja për të hapur një aplikacion në celularin tënd. Tanimë ti mund të thuash “ Hey Google, fshij gjërat e fundit që të kam thënë” ose “ fshi cdo gjë që të kam thënë javën e kaluar” dhe të gjitha të dhënat do të fshihen.
Bashkë me këto opsione të reja, Google gjithashtu po ndërton një password checkup feature tek password manager, e cila sinkronizon hyrjet tek Chrome dhe Android. Ti do të jesh në gjendje të kontrollosh nëse password yt është ripërdorur në disa vende ose është tentuar për tu vjedhur.