Google uron femrat për 8 marsin me një ”doodle”

Dita ndërkombëtare e grave “8 Marsi” nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së Google, e cila si çdo vit uron femrat në të gjithë botën duke ndryshuar imazhin e saj.

Duke shkruar Grua në gjuhë të ndryshme të botës, motori i kërkimit nderon femrat në të gjithë botën në ditën e 8 marsit. Shoqëruar me citate dhe shprehje për femrat në gjuhë të huaja Google feston sot bashkë me femrat.

8 marsi në vende të ndryshme organizohet në forma të ndryshme. Në disa vende dita e sotme organizohet me protesta paqësore e në të tjera si festë ku gratë festojnë ditën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë qëllimi është i njëjtë, të gjitha gratë duan të jenë më të respektuara, më të përfaqësuara në shoqëri dhe jo të dhunuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?