“Google” zbulon pa dashje sekretet ushtarake të këtij shteti!

Gjiganti i teknologjisë Google ka zbuluar aksidentalisht në publik imazhet e zonave ushtarake më të rëndësishme të Tajvanit përmes hartave më të fundit 3D.

Imazhet e hollësishme satelitore në hartat e reja të 3-D të Google-it kanë ekspozuar vendndodhjen dhe strukturat e bazës së mbrojtur raketore “Patriot” në rajonin Xindian. Imazhet madje tregojnë edhe llojet dhe modelet e raketave.

Infrastruktura e mbrojtjes në Byronë e Sigurisë Kombëtare dhe Byroja e Inteligjencës Ushtarake u zbuluan gjithashtu me detaje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zbulimet erdhën pasi Google nisi funksionin e ri të mërkurën, duke shfaqur terrenin tre-dimensional për katër qytete kryesore në Tajvan: Taipei, Taipei, Taoyuan dhe Taichung, sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit Yen Teh-fa tha se u krijua një grup pune për të bërë të mundur ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të mbrohet siguria kombëtare dhe vendet e fshehta që mund të jenë shënjestër nga Pekini në rast të ndonjë sulmi të armatosur.

“Në fakt, sfera e infrastrukturës së mbrojtjes në kohë paqeje nuk do të jetë e njëjtë me ato në kohë lufte“, vuri në dukje Yen, ndërsa përpiqej të siguronte publikun se ekspozimi nuk do të ndikojë në operacionet ushtarake të Tajvanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?