Greqia cakton datën e hapjes së plazheve, këto janë rregullat strikte

Greqia ka vendosur hapjen e 515 plazheve të organizuara të vendit nga e shtuna, 16 maj. Plazhet e organizuara do të funksionojnë nën disa kushte.

Disa prej tyre kanë të bëjnë me janë fazat e regjistrimit, përcaktimi i numrit të pushuesve në zona të  caktuara, largësia etuj

-Pushuesit do të regjistrohen që në hyrje;

-Numri maksimal i plazhistëve është 40 persona për 1000 metër katrorë;

-Distanca minimale midis akseve të cadrave është vendosur në 4 metra, ndërsa distanca minimale prej 1 metrash midis perimetrit të hijes së dy çadrave;

-Në çadra do të jenë dy shezllonge, me përjashtim të familjeve me fëmijë të mitur;

-Do të shiten vetëm produkte të paketuara;

-Ndalohet shitja e pijeve alkoolike;

-Nuk do të ketë tryeza në lokale;

-Punonjësit do të mbajnë maska;

-Stafi i plazhit duhet të dezinfektojë krevatët e diellit apo karriget për çdo klient. Gjithashtu, duhet të dezinfektojnë rregullisht ambientet sanitare;

-Sportet ekipore me kontakt fizik janë të ndaluara.

SHKARKO APP