Greqia jep “dritën jeshile” – Cilat janë investimet marramendëse në Mykonos, Kretë dhe Santorini?

Greqia ka aprovuar tre projekte të investimeve turistike në ishujt e Mykonos, Kretës dhe Santorinit.

Turizmi grek përbën rreth një të katërtën e prodhimit ekonomik të vendit dhe vitin e kaluar pati një rekord prej rreth 33 milionë vizitorësh.

Sa do të jetë vlera e këtyre investimeve? Investimet kapin vlerën e 240.5 milionë euro ose 272.85 milionë dollarëve.

Cilat janë investimet konkrete? Tre projektet e miratuara nga qeveria greke janë përkatësisht për ndërtimin e hoteleve në Mykonos, një resorti turistik në Kretë dhe një marinë në Santorini. Gjithashtu u shpenzua edhe një shumë prej 93.4 milionë euro për krijimin e një qendre tregtare dhe argëtimi në periferi të Athinës.

Në një deklaratë qeveria greke tha se të katërta këto projekte pritet të krijojnë rreth 1,200 vende pune me kohë të plotë por edhe sezonale. Greqia ka normën e papunësisë më të lartë në eurozonë në rreth 18.5 për qind.

Burimi: Reuters/SCAN

SHKARKO APP