Greqia mirëpret Xi Jinping – Lideri kinez synon pakte ekonomike, ndërsa viziton portin e Pireut

Greqia shtroi tapetin e kuq për presidentin kinez Xi Jinping këtë javë,  në një vizitë që synon të fuqizojë bashkëpunimin mes dy palëve.

Në Athinë,  Xi Jinping ka takuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin Prokopis Pavlopoulos.

Presidenti kinez tha se Kina dhe Greqia duhet të marrin shembull nga “zgjuarsia se madhe e qytetërimeve të tyre antike”  si dhe të krijojnë së bashku një tip të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare të bazuar tek respekti, drejtësia dhe bashkëpunimi përfitues për të dy palët.

Vizita vjen pak ditë pas udhëtimit të Mitsotakis në Kinë.   Xi dhe Mitsotakis do vizitojnë portin e Pireut, që është më i madhi në Greqi dhe që zotërohet nga operatori shtetëror kinez i porteve, Cosco.   Ky është dhe investimi më i madh kinez në Greqi dhe Cosco ka marrë miratim për zhvillimin e terminaleve të reja.

Pireu është porti i parë në BE që arrijnë anijet tregtare aziatike kur hyjnë në Mesdheun Lindor, dhe luan një rol të rëndësishëm në iniciativën “Belt and Road” të kinës.   Një tjetër mënyrë që Kina kontribuon tek ekonomia greke është përmes turizmi,t që vazhdon të jetë nxitës kryesor ekonomik për Greqinë.  Thuajse 170,000 kinezë vizitojnë Greqinë çdo vit dhe numri ndodhet gjithnjë në rritje.

SHKARKO APP