Greta Thunberg përzgjidhet “Personi i vitit” për 2019

Greta Thunberg është shpallur “Personi i vitit” për 2019 nga revista Times.

16-vjeçarja suedeze, që frymëzoi një lëvizje globale për ndryshimin e klimës, është personi më i ri i zgjedhur nga revista, që filloi këtë traditë në vitin 1927.

Pak para njoftimit, ajo tha në samitin e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimaterike në Madrid se dekada e ardhshme do të përcaktojë të ardhmen e planetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeredaktori i Times, Edward Felsenthal, tha për BBC se: “Ajo u bë zëri më i madh për një çështje të madhe, me të cilën përballet planeti këtë vit, duke ardhur nga askund për të udhëhequr një lëvizje në të gjithë botën.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kopertina e revistës mbart një fotografi të Thunberg me titullin: “Fuqia e rinisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?