Gruaja e ka në dorë

Nga Ylli Dylgjeri – 

Sipas librave të gjenezës, thuhet që jeta njerëzore nis me Evën dhe Adamin, ose Havën dhe Ademin. Të vërtetën e ekzistencës…
të femrës dhe mashkullit prej fillimit të jetës nuk e konteston as teoria e evolucionit. Pra femra është e pranishme barasvlershëm që prej zanafillës së historisë njerëzore. Në agun e lindjes së tij, njerëzimi mbijetonte nga gjuetia dhe femra ishte qendra e familjes apo strukturës shoqërore sepse ajo drejtonte bazën e strehimit dhe vendoste për ndarjen e gjahut të vrarë. Kjo periudhë njihet si koha e femrës ose matriarkati.
Do te kalonin mijra vjet dhe ngjarjet do te perseriteshin ne vendin tim. Ne krye te hetimit, ne krye te Prokurorise ne krye te mbijeteses do te vinin serisht grate.
Arta dhe Donika jane femrat ne krye te Prokurorise dhe Genta me Natashen qe kane marre persiper (ndofta seshte fjala e duhur) te gjuajne krimin, qe njerzimi ne kete vend te mbijetoje. Gjuetia ka kohe qe ka filluar. Dikur gjuani kafshe te egra. Sot ka ndryshuar struktura ushqimore. Gjahtaret kane dalë për peshk. Familja po pret ushqimin. Çdo dite po ndrohen dhe po hidhen grepat, rrjetat, e te tjera vegla. Ende nuk ka peshk. Vështire shumë.9 Maji kaloi. Festuam fitoren mbi nazismin, po akoma jo mbi korrupsionin.
Çpo ndodh?
O peshku është rracë e zgjuar, o Ne rrjetat na jane çpuar!
Durim. Tani gruaja e ka ne dorë…

SHKARKO APP