Gruaja japoneze, e cila futet në Guinness si personi më i vjetër në botë

Një grua 116-vjeçare japoneze është njohur si personi më i vjetër në botë, raportohet nga Guinness World Records. Kane Tanaka u lind më 2 janar 1903. Tanaka e festoi këtë moment në shtëpinë e pleqve ku ajo jeton, në perëndim të Fukuoka të Japonisë. I pyetur se në çfarë çasti ajo ishte më e lumtur në jetë, ajo u përgjigj: “Tani.”

Kane normalisht zgjohet çdo mëngjes në orën 6 dhe kalon pasditen duke studiuar matematikën dhe duke praktikuar kaligrafinë.

Japonia ka një nga pritjet më të larta të jetës në botë dhe ka qenë ”shtëpia” e disa njerëzve të njohur si ndër njerëzit më të moshuar që kanë jetuar ndonjëherë.  Ndër ta përmendim Jiroemon Kimura, i cili vdiq shpejt pas ditëlindjes së 116-të në qershor 2013. Personi më i vjetër i ndonjëherë ka qenë Jeanne Louise Calment, i cili jetonte në Francë -dhe vdiq në 1997 në moshën 122 vjeçare, sipas Guinness.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?