Habit Vuçiç! Lexon shqip dhe bën batuta me gazetarin shqiptar (Video)

Në një kohë kur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës kanë arritur kulmin pas taksës ndaj mallrave serbe, diçka e papritur ka ardhur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë një takimi me kandidatët e Listës Serbe në Beograd, Vuçiç ka lexuar disa fjalë në shqip. Ishte pikërisht një dokument i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) të cilën Vuçiç lexoi në gjuhën shqipe.

Pasi i ka befasuar të gjithë me këtë gjest, Vuçiç më pas i është drejtuar gazetarit nga Kosova Idro Seferi duke e pyetur nëse ishte treguar i saktë në atë që kishte lexuar.

“Seferi, a i thash mirë?”, ka deklaruar Vuçiç me buzëqeshje.

Ndërsa më pas ka shtuar në batutë e sipër me gazetarin se nëse ai mundet të të flasi serbisht edhe vetë Vuçiç mund të flasë shqip.

E shikon! Nëse ti mundesh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj në shqip, por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviq”, ka thënë Vuçiç.

YouTube player

SHKARKO APP