Hapet sarkofagu misterioz që të gjithë e dinin të mallkuar (VIDEO)

Arkeologët egjiptianë hapën më në fund sarkofakun e zi 30 tonësh prej graniti. Në brendësi gjetën tre mumje të dekompozuara, si pasojë e ujërave të zeza që penetruan në sarkofag.

”Sarkofagu u hap, por s’na ka rënë asnjë mallkim”,-tha Mostafa Waizry, kreu i Këshillit Suprem për Antikuaret në Egjipt, si përgjigje për të gjithë ata që sugjeruan se sarkofagu i gjetur në Alexandria mbart mallkime.

Waizry, në bashkëpunim me një ekip të specializuar në mumifikim dhe restorim, gjeti tre mumje dhe lëng të kuq, të indentifikuar si ujë i mbetur. Aludohet se uji ka hyrë në ezofag përmes një të çarë në anën e djathtë dhe ka shkaktuar dekompozimin e mumjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Varri u gjet pesë metra nën sipërfaqe dhe u nevojit ndihma e inxhinierëve të ushtrisë egjiptiane për të ngritur kapakun 15 tonësh. Duke marrë parasysh përmasat e mëdha, disa ekspertë besonin se sarkofagu mbante trupin e një figure të rëndësishme në histori dhe disa të tjerë prisnin të gjenin trupin e Aleksadrit të Madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Besohet se sarkofagu tre metra i gjatë dhe dy metra i thellë i përket periudhës Ptolemaike, e cila nisi pas vdekjes së Aleksandrit, në vitin 323 para erës sonë.

لن تصدق ماذا وجد خبراء الآثار حول تابوت الاسكندرية الغامض

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?