Hapja e çerdheve dhe kopshteve, prindërit e presin me padurim, por kanë edhe frikë nga Covid-19

Në kuadër të lirimit të masave, 1 qershori do të shënojë edhe rikthimin në kopshte dhe çerdhe të fëmijëve. Ky vendim për disa prindër është i drejtë pasi marrëdhëniet në punën e vështirëson kujdesin  për familjen, ndërsa të tjerë shprehen se janë kanë ende frikë nga situata e pandemisë.

Në ditën e fëmijëve, çerdhet dhe kopshtet do ti kthehen normalitetit.

Fëmijët deri në 5 vjeç do ti rikthehen sistemit arsimor.

Pas 2 muajsh ndërprerje dhe izolimi në shtëpi, për disa prindër dhe gjyshër ky është vendim i drejtë.

“Si nuk është, po torturohemi.”

“Patjetër, mezi po pret.”

Por pavarësisht rikthimit, ka edhe nga ata prindër që nuk do i dërgojnë fëmijët në këto ambiente për shkak të frikës nga pandemia.

“Nuk do ta çoj, por ata që e kanë menduar ndoshta e quajnë të drejtë. Trembem se ajo normal që do të rrijë me moshën e vet.”

“Është frikë.”

Për disa, ky vendim është marrë në një kohë të papërshtatshme e gjykuar edhe nga rritja e menjëhershme e numrit të të prekurve me koronavirus.

“Për mendimin tim jo, të presim dhe pak. Është shpejt për fëmijët.”

Por hapja e çerdheve dhe kopshteve është një vendim i drejtë kryesisht për prindërit në marrëdhënie pune.

“Ka dhe prindër që punojnë dhe e kanë të vështirë, duhet të mendohen të gjitha.”

Ndërkohë që për maturantët rikthimi do të jetë me kufizimi, ku nuk do të lejohen më shumë se 12 nxënës në një klasë, ende nuk është përcaktuar diçka konkrete për rifillimin e kopshteve dhe çerdheve.

Hapja e çerdheve dhe kopshteve, prindërit e presin me padurim por kanë edhe frikë nga Covid-19

/Ora News

SHKARKO APP