Hazizaj: Shumë fëmijë nuk ndjekin dot mësimin online, zëri i tyre nuk është i dëgjuar nga qeveria
Në një intervistë për Ora News, aktivisti Altin Hazizaj tha se janë shumë fëmijë që nuk kanë mundësi qasjeje në internet apo platforma dixhitale për të ndjekur mësimin online.
Hazizaj tha se zëri i këtyre fëmijëve nuk është dëgjuar mjaftueshëm. Ai shtoi se është ndërmarrë një nismë për t’i ndihmuar këta fëmijë me internet falas dhe pajisje për të aksesuar në internet.
Altin Hazizaj: Numri i fëmijëve që nuk kanë mundësi qasje në internet apo platforma dixhitale televizive, duke mos pasur mundësi për të ndjekur mësimin online. Ky numër i fëmijëve është shumë i lartë dhe i papërballueshëm për shoqërinë civile. Jemi munduar që të çojmë zërin e këtyre fëmijëve pranë autoriteteve shqiptare, por fatkeqësisht ky zë nuk është dëgjuar nga ana e ministres Arsimit e cila ka thënë që 97% e fëmijëve kanë akses në internet që nuk është e vërtetë. Ne po mundohemi që t’i evidentojmë këta fëmijë dhe bëhet fjalë për rreth 500-600 fëmijë që nuk kanë asnjë lloj aksesi.
Ne jemi duke diskutuar me të gjitha kompanitë e internetit dhe ato celulare për t’i ndihmuar me internet dhe pajisje falas. Në këtë aspekt, bëj edhe një thirrje që së bashku, me të gjitha ato kompani dhe shqiptarë që tu bëjmë të mundur këtyre të mësojnë, duke dhuruar një pajisje e cila do tu mbetet për gjithë jetën. shpresojmë që sa më shumë kompani dhe qytetarë të bashkohen më këtë thirrje.