Higjiena e tepërt e dëmshme për fëmijët

Sipas studimeve të bëra kohët e fundit, higjiena e ekzagjeruar do të ndikojë në rritjen e mundësive të zhvillimit së alergjive tek fëmija, sigurisht pa harruar edhe ndikimin e faktorëve të tjerë.

Fëmijët dhe fiksimi i pastërtisë

Pastrimi i tepërt është i rrezikshëm, të jetosh në një ambient steril nuk favorizon sistemin imunitar, sidomos nëse bëhet fjalë për fëmijët e vegjël të cilët duhet të marrin stimuj nga ambienti i jashtëm.

Nëse ambienti do të jetë steril fëmija nuk do të jetë në kontakt me mikroorganizmat, dhe për pasojë sistemi imunitar nuk do të përgjigjet në mënyrën e duhur, duke krijuar një rrugë për zhvillimin e alergjive. Megjithatë nuk jemi duke folur për të jetuar në një ambient të papastër, por të lejoni fëmijën të jetë në kontakt me bakteret dhe të bëhet edhe pis gjatë lojës, duke qëndruar në ambient të hapur me bashkëmoshatarët.

Hipotezat e higjienës

Sipas një hipoteze të nxjerrë në vitin 1989 nga anglezi Strachan, fëmijët që kanë një higjienë të ekzagjeruar janë më tepër të rrezikuar edhe për të zhvilluar episode azme, si pasojë e një ekspozimi të vogël ndaj agjentëve virale, bakteriale dhe parazitarë.

Krahas higjienës së ekzagjeruar, faktor rreziku do të jetë edhe ndotja e mjedisit së bashku me zaket jo të mira të jetesës. Ndër to mund të përmendim edhe temperaturën e lartë brenda shtëpisë, përdorimin e tapetave dhe moketëve, të cilët favorizojnë pluhurat. Të gjithë këta faktorë ndikojnë në shfaqjen e alergjive dhe spazmave bronkiale sidomos në fëmijëri.

SHKARKO APP