Historia e fotografisë më të dhimbshme nga lufta e Kosovës

Peter Turnley është një fotograf i njohur amerikan që ka publikuar në mediat botërore edhe fotografitë e pamjeve të luftës së fundit në Kosovë.

Por ekziston një fotografi që arrin të depërtojë në ndjenjat e të gjithë atyre që e shohin. Një pikëllim i tillë e ka përshkuar edhe autorin e fotografisë, të cilin edhe për shumë vite e ka përcjellë dëshpërimi i pamjes së personazhit të fotografisë.

Mustafa Xaja është personazhi kryesor i kësaj fotografie. Një burrë nga qyteti i Mitrovicës që sapo ishte liruar nga një burg serb dhe ishte detyruar të kalonte kufirin në Shqipëri.
Momenti më prekës i kësaj fotografie është kur ai ka nxjerrë dy fotografi të fëmijëve të tij që ai druhej se u vranë nga serbët mirëpo pas kthimit në Kosovë pas luftës e kishte kuptuar se familja e tij është gjallë dhe e sigurt.

Në një artikull të “News Week”, autori ka treguar gjithë historinë e kësaj fotografie që nga momenti kur i është afruar Mustafa Xajës e deri tek kthimi i fotografit për të kuptuar më shumë rreth jetës së tij.

Deklarata e fotografit Peter Turnley:

Më ra në sy sepse dukej si një burrë i madh dhe i fuqishëm por ai fshehte brenda vetes shumë pikëllim. Ai e nxori kuletën e tij dhe më tregoi dy fotografi të vogla të një djaloshi dhe vajze të mrekullueshme.”
Kjo fotografi ishte vendosur para dy dekadave në ballinën e “News Week” International ndërsa për këtë të përjavshme, autori i fotografisë kishte treguar i kënaqur që gjendja e tij tani po kapërcente pranë syve të shumë njerëzve.

Ai shton:

Ai duke qarë, i vuri fotografitë pranë fytyrës së tij. Fotoja më pas u vendos në koperinë dhe unë isha i gëzuar që kaq shumë njerëz e panë gjendjen e Mustafës, por nuk e dija se çfarë i kishte ndodhur atij më pas.
Shumë më vonë u ktheva në Kosovë dhe shkova në Mitrovicë, në qytetin e Mustafës. I tregova fotografitë njerëzve në rrugë dhe e gjeta Mustafën duke qëndruar vetëm pak metra larg meje. Më gëzoi më së shumti fakti që bashkëshortja dhe fëmijët e tij ishin gjallë dhe familja ishte ribashkuar. Gjetja e tyre së bashku ishte një mënyrë e shkëlqyer për t’i dhënë fund vitit.”

Kosovo/ Former Yug. Rep./ Refugees from F.R.Y. / Blace/ Arrival/ Refugees arriving in Macedonia in late March 1999. One month after the start of the massive exodus from Kosovo (26/03/99) the number of refugees and IDPs in the neighboring countries and regions has reached close to 600,000/ UNHCR/29012/03.1999/R. LeMoyne

SHKARKO APP