Historike/ Arbitri nxjerr për të 100 herë kartonin e kuq, vendos rekord

Të martën mbrëma, futbollisti i Manchester United, Ashley Young shkroi emrin e tij në librat e historisë.

Por, ndryshe nga rastet kur shënonte, këtë herë 33 vjeçari ndikoi negativisht te skuadra, pasi u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 2-1 ndaj Wolverhampton.

Gjithsesi, ai u bë lojtari i 100-të i cili ndëshkohet me karton të kuq nga arbitri Mike Dean në Premier League. Një rekord ky nga Dean, që mbase e kishte ëndërruar të bëhet gjyqtari i parë që dënon 100 futbollistë me karton të kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?