Homazh për Xhevdet Ferrin dhe ata që po ikin
Nga Klevi Pojana – Por…
Hej njerëz!
Ata po ikin, po ikin një nga një!
Njerëzit e vlerave të vërteta, kanë ikur, po ikin ose janë në radhë për të ikur.
Jo thjeshtë të kthehen tek Zoti, siç bëri sot Xhevdet Ferri, pasi vdekja është caktim që askush nuk e tjetërson dot.
Por…
Njerëzit e vlerave të vërteta janë të ‘ikur’ sepse askush nuk kujtohet më për to.
Shoqëria i harron.
Shteti i përbuz.
Politika i përdor.
Komercialiteti i varfëron.
Koha i vdes.
Por…
Këto fjalë të aktorit brilant Xhevdet Ferri janë therëse.
Janë një thirrje për të zgjuar shpirtin.
Boll fjeti.
Boll u ushqye me krude.
Duhet ti duam njerëzit e vlerave!
Duhet ti ruajmë njerëzit e vlerave!
Duhet ti nderojmë njerëzit e vlerave!
Por…
Sot le të heshtim.
Humbëm një tjetër njeri të vlerave, dhe e humbëm për fare.
Paqe për Ju mjeshtër!