Horoskopi 2 qershor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Me tranzitin e Hënës, marrëdhëniet sentimentale do forcohen. Edhe pse zakonisht jeni një shenjë që mbroni, në këto moment ndjeni se keni nevojë për mbrojtje. Kjo është një ditë e mirë për dashurinë. E rëndësishme është të harroni historitë e shkuara dhe të ecni përpara.

Demi

Jeni njerëz stabël, që i duan historitë që zgjasin dhe nuk ju pëlqen të harxhoni kohë në marrëdhënie kalimtare. Doni një person të besuar pranë vetes dhe që të mund t’ju ofrojë shumë. Disa prej jush janë në kërkim të gjërave të reja. Për ata që presin një rimbursim, mund të vijë javët e ardhshme.

Binjakët

Që në fund të majit diçka ka nisur të ndryshojë sin ë punë edhe në kontakt me njerëzit. Ndaj, me siguri, qershori do sjellë zgjidhjen e një problemi që e keni për zemër. Këtë të dielë mos mendoni për punën, por dedikojuni rifitimit të dashurisë.

Gaforrja

Jeni gjithnjë nervozë dhe të shqetësuar për të ardhmen. Keni përshtypjen se ka njerëz të këqinj që po bëhen pengesë për ju. Kjo është arsyeja pse dëshironi të ndërroni ambjent dhe të shkëputeni nga realiteti i çdo dite. Është për t’u kaluar një krizë dashurie, e nisur që muajin e shkuar.

Luani

Yjet për ditën e sotme janë miqtë tuaj. Kjo është një periudhë e rëndësihme që i hap dyert një vere suksesi. Gjithçka varet nga çfarë keni bërë në të shkuarën, ose mbase nga mosha, por gjithsesi ka për të gjithë  mundësi të mira për t’u kapur. Në çiftet që kanë kohë që janë bashkë, ka akoma ndonjë pikë paqartësie mbi disa gjëra që kanë ndodhur së fundmi.

Virgjëresha

Po mbyllni një javë që ka nisur me vështirësi, ndaj, nëse ende ndjeni se diçka nuk shkon, duhet të procedoni me kujdes.  Edhe në familje dhe jetën private, ka një farë tensioni. Më mirë merrini gjërat me qetësi dhe përpiquni të përballeni me problemet një e nga një.

Peshorja

Në muajt e shkuar, shumë prej jush është dashur të përballen me shumë probleme: disa kanë qenë shëndetësore, apo edhe nga lodhja. Me Mërkurin në favorin tuaj, mund të bëni diçka më shumë, edhe sepse keni shumë vullnet për t’i kaluar pengesat. E rëndësishme është të përpiqeni të mbani marrëdhënie të mira, sepse pas pak kohe do jetë e nevojshme një rinovim.

Akrepi

Është një periudhë e veçantë për akrepët. Keni konflikte me njerëz që ju krijojnë dyshime. Në dy javët e ardhshme do keni disa probleme për të sqaruar që i përkasin punës, shtëpisë dhe dashurisë. Kush ka një marrëdhënie në distancë apo është në krizë totale, duhet të rikuperojë qetësinë.

Shigjetari

Që në fillim, kjo javë nuk ka qenë shumë e mbarë për ju dhe nuk ka sjellë asnjë mundësi. Në dashuri mund të lindin tensione, sidomos nëse kanë qenë të pranishme konfliktet edhe në të shkuarën. Shumë çifte janë të largët për njëri tjetrin edhe pse bashkëjetojnë.

Bricjapi

Kjo e juaja është një shenjë aktive që nuk do të humbasë kohë. Nëse diçka nuk shkon, nuk pret të fshijhë gjërat negative për të jetuar të reja. Për disa nga ju, shpesh ka probleme të shëndetit. Në fund të prillit keni përjetuar një krizë të thellë në dashuri, por ende keni shpresa për ta rikuperuar.

Ujori

Kjo do jetë një e dielë shumë e bukur rikuperimi pas disa ditësh vështirësie. Që të premten keni ndjerë një farë lehtësimi fizik dhe keni patur më shumë polemika se zakonisht. Në shtëpi mbase keni më pak para’ apo po ndryshoni punë. Ka nga ata që duhet të rikuperojnë qetësinë familjare. Për disa problemi ka të bëjëpikërisht me banimin.

Peshqit

Kjo është një e dielë kritike, më mirë të mos e flasim. Mbase mund të kufizoheni në observim dhe meditim. Mund edhe të ndiheni fajtorë pse nuk keni bërë gjëra të rëndësishme në të shkuarën ose pse nuk keni marrë vendimet e duhura, të cilat tani rëndojnë mbi ju. Kohët e fundit keni hasur shumë diskutime ose po përjetoni dy histori dashurie. Njëra histori ka ndryshuar, edhe pse ju bëni sikur nuk e vini re. Preferoni që partneri/ja t’ju dedikohesh më shumë.

SHKARKO APP