Horoskopi, e premte 20 korrik 2018
DASHI
Një ditë e qetë i takon aspektit profesional në të cilin kohët e fundit keni pasur përplasje me ndonjë koleg dhe me eprorët. Në dashuri bëni kujdes nga xhelozia.
DEMI
Me gjithë mbështetjen e yjeve nuk do të jeni në gjendje ta zgjidhni një problem që paraqitet sot nëse nuk do të vini në përdorim intuitën tuaj të mprehtë. Shëndeti i mirë.
BINJAKET
Nuk duket një ditë dhe aq e mirë për të ndërmarrë iniciativa të guximshme siç do të ishin një investim i madh, një blerje e rëndësishme apo dorëheqja nga puna aktuale.
GAFORRJA
Në familje një problem që ju shqetësonte prej kohësh merr zgjidhje. Për momentin rehatoheni por mos harroni se situata duhet mbajtur nën kontroll. Kujdes me financat
LUANI
Mendoni vetëm për dashurinë dhe askush nuk ka të drejtë të thotë se bëni gabim. Megjithatë, nuk duhet të neglizhoni disa aspekte praktike të jetës profesionale dhe familjare.
VIRGJERESHA
Hëna në shenjën tuaj bën që të shkëlqeni në çdo fushë gjatë kësaj dite. Megjithatë, sa i takon dashurisë, Marsi luftarak mund t’iu fusë në një debat të kotë me partnerin tuaj.
PESHORJA
Mos e prisni atë shpërblim që mendonit dhe as ndonjë ngritje në detyrë apo shtesë të pagës tuaj. Nuk do të ndodhë asgjë e mirë në këtë ditë,pasi Jupiteri ju shikon me sy të keq.
AKREPI
Planet tuaja duket se po ecin me ngadalë por në rrugë të sigurtë. Asgjë nuk mund të prishë ëndrrën tuaj për të realizuar diçka ambicioze. Në familje, falë jush sundon harmonia.
SHIGJETARI
Nuk keni pse ta vrisni mendjen nëse dikush punon më pak dhe shpërblehet më shumë se ju. Është e kotë të stresoheni kur nuk ka asgjë zgjidhje. Më mirë mendoni për një punë të re.
BRICJAPI
Jeni tepër të kujdesshëm për të mos krijuar keqkuptime në ambientin e punës. Me shefat më- sohuni të buzëqeshni më tepër dhe të flisni më pak. Ju pret një mbrëmje romantike.
UJORI
Jeni tepër të kujdesshëm për të mos krijuar keqkuptime në ambientin e punës. Me shefat mësohuni të buzëqeshni më tepër dhe të flisni më pak. Ju pret një mbrëmje romantike.
PESHQIT
Mos u tregoni agresivë në familje pasi paragjykimet ekzistuese nuk do të bëjnë gjë tjetër por do të thellohen më shumë. Kujdes me partnerin, po kaloni një moment jo të mirë.