Horoskopi, ja karakteristikat e shenjave të zjarrit
Shenjat e horoskopit janë 12, por secila prej tyre kanë një element që i përkasin dhe në një element përfshihen tre shenja.
Pikerisht në elementin e zjarrit bëjnë pjesë shenjat: e dashit, luanit dhe shigjetarit.
Personat që i përkasin këtij elementi janë zakonisht persona me iniciativë, kurajozë, qe duan rrezikun dhe luftojnë vazhdimisht për të arritur atë që dëshirojnë.
Shenja e dashit është me siguri më e paduruara nga të gjitha shenjat e zjarrit, që nuk dorëzohet as pas dështimeve. Zjarri i dashit e shtyn të llogjikojë pak dhe udhëhiqet më shumë nga instikti se sa llogjika.
Tek shenja e luanit janë të dukshme karakteristikat e zjarrit të lidhura me kurajon dhe ngrohtësinë njerëzore. Luani di të jetë mbreti i zoodiakut dhe e di që për të mbajtur këtë rol është e nevojshme të tregojë vazhdimisht forcën dhe aftësinë të jetë një guidë dhe një dritë për të tjerët.
Shigjetari është në dukje shenja më e qetë nga të treja shenjat e zjarrit, sepse ka një temperament të gëzuar dhe pozitiv. Edhe ne sferen seksuale del pasioni i saj, karakteristikë e këtij elementi.