Horoskopi, ja shenjat me fat për 3 gushtin e 2019
DASHI
Kjo pritet të jetë një ditë në të cilën do ndiheni të ndarë në dy pjesë: nga një anë do jetë Dielli i cili do ju dhurojë buzëqeshje, optimizëm dhe energji, ndërkohë që në anën tjetër, duke ecur kundër, do ndërhyjë Mërkuri tek Gaforrja, duke sjellë humor jot ë mirë. Këshilla është të përpiqeni të ruani qetësinë.
DEMI
Për ju miq të Demit, Hëna do sjellë qetësi. Koka juaj, kohët e fundit e ngarkuar me mijëra mendime në konflikt me njëri tjetrin, do rigjejë paqe, ndërkohë që trupi, i stresuar nga koka, do rigjejë mirëqënien.
BINJAKËT
Nuk do bëni gjë tjetër veç të kërkoni ‘sebep’ për t’u kapur pas vogëlsirave. Kunjaxhi dhe gjaknxehtë, nuk do jeni një gëzim për ata që ju qëndrojnë pranë, edhe pse do përpiqen të gjejnë mënyrën për t’ju bërë të ndiheni të relaksuar dhe për të dalë nga gjendja jo e mirë e humorit, si pasojë e punës që nuk ju ecën ashtu siç do donit.
GAFORRJA
Parashikohen ndryshime të cilat i kishit pritur dhe shpresuar prej kohësh. Një revolucion, siç do dëshironit, do ju përfshijë. Madje, nuk do keni as kohë për t’u ndërgjegjësuar, por më mirë kështu. Sapo kishit filluar të mendonit se zgjedhjet tuaja do donin një përjetësi për t’u realizuar.
LUANI
Dielli shkëlqen sot në shenjën tuaj dhe drita e tij do ju ndihmojë të shihni më qartë përsa i përket jetës suaj sentimentale. Nëse jeni të mërzitur e të trishtuar, nëse nuk merrni atë që do donit, mbase është momenti për të parë në një tjetër drejtim.
VIRGJËRESHA
E rëndësishme është të mos rrini në vend numëro. Mos ndaloni së menduari. Do të evoloni ditën e sotme, duke i dhënë mundësi edhe shpirtit tuaj të evolojë. Qëndrimi static i muajve të fundit ju ka bërë të humbisni trena të ndryshëm.
PESHORJA
Më në fund, do dilni nga ‘guacka’ juaj, të cilën e quanit zonën e rehatit, për të bërë ndonjë gjest të pazakontë për natyrën tuaj. Mos bëni rezistencë, pasi kjo është gjithçka për të cilën keni nevojë.
AKREPI
Hëna tek Virgjëresha do bëjë që të jeni tolerant në maksimum ndaj të tjerëve. Një aftësi e jashtëzakonshme diplomatike do ju bëjë të evitoni diskutimet e kota. Do dini të shihni gotën gjysmë plot, si rrallë ndonjëherë.
SHIGJETARI
Kjo do jetë një e shtunë e pasur me qetësi dhe humor të mirë për ju. Mos e humbisni rastin për të rimarrë në dorë jetën tuaj sociale, e cila kohët e fundit dukej se ishte varrosur nën mijëra impenjime të javëve të fundit.
BRICJAPI
Ka ardhur momenti për të vënë rregull brenda dhe jashtë vetes. Niseni nga shtëpia, hidhni gjërat e vjetra, pa shumë sentimentalizma dhe bëjini vend të resë. Ripërsërisni operacionin edhe në jetën tuaj private.
UJORI
Mbase do arrini të gjeni kurajon për të zhbllokuar një situatë sentimentale goxha të komplikuar. Fjala kyçe e kësaj dite do jetë ‘më fal’. Gjithçka do vijë në vendin e vet pasi ta keni thënë.
PESHQIT
Miq të dashur të shenjës së Peshqve, ka ardhur momenti të ‘shënoni pikë’ në jetën tuaj dhe të rendisni prioritetet tuaja. Do ju ndihmojë të përpunoni projektet e ardhshme me më shumë racionalitet dhe përqendrim, por edhe për të bërë një bilanc suksesi dhe mos suksesi.