I biri e pyet për lidhje zyrtare me një vajzë – Pampuri tregon ç’nënë është
Ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri ka pohuar së fundmi se është një nënë strikte.
E ftuar në rubrikën “Gjysma Ime” tek E Diela Shqiptare, Pampuri së bashku me të shoqin, Henik Zotaj, u përball me disa pyetje mjaft pikante.
Endi, djali i madh, e pyeti përmes një video-mesazhi se në çfarë moshe do të ishte ajo e gatshme për të njohur zyrtarisht shoqen e tij.
Kjo ka bërë që ish-deputetja të pranojë se nuk është liberale si nënë.
****
Endi: Mami dhe babi përshëndetje, kam një pyetje për të dy ju. Në çfarë moshe do të ishit ju të gatshëm që unë t’ju prezantoja zyrtarisht shoqen time?
Oriola Pampuri: Këtë fushë e mbuloj unë sepse Henriku është shumë liberal, unë jam një çik më strikte dhe i qëndroj shumë pranë, siç janë të gjitha mamatë. Nuk jam shumë liberale dhe nuk e kam shok sepse është një moshë paksa delikate. Henriku më shemb të gjithë kështjellën që ndërtoj, por s’kam çfarë të bëj. Djali është adoleshent, ka shoqe dhe kjo është mëse normale.
Ardit Gjebrea: Të kërkoi moshën.
Oriola Pampuri: 28-29 vjeç sepse unë jam person i ndjeshëm. Të më sjellë një gocë që unë e perceptoj atë si vajzën që do jetë në krahë të tim biri…Do ndihesha shumë keq për të, nëse nesër nuk do e kishte në krahë. Do më vinte shumë keq për vajzën, kështu që kjo është arsyeja.