I nisi e vetme protestat, 16-vjeçarja nominohet për çmimin ‘’Nobel për Paqen’’

Greta Thunberg është emri i vajzës 16-vjeçare që është nominuar për çmimin ‘’ Nobel’’ për paqe. Ajo e vetme nisi një protestë që në muajin gusht të vitit të kaluar për ndryshimet klimaterike.

16-vjeçarja është duke frymëzuar çdo ditë dhe më shumë është duke frymëzuar çdo ditë e më shumë nxënës dhe studentë të botës që të protestojnë duke bojkotuar mësimin çdo të premte dhe të protestojnë për ndryshimet klimatike.

Deputeti socialist norvegjez, Freddy Andre Ovstegard, deklaroi:

Ne e kemi nominuar Greta Thunberg sepse nëse ne bëjmë asgjë për ndryshimet klimatike, kjo do të bëhet shkaktare për luftë, konflikte dhe refugjatë.’’
Pas nominimit Greta ka reaguar në profilin e saj në Twitter.

Ajo shkroi në postimin e saj:

Jam shumë e nderuar dhe mirënjohëse për këtë kandidim. Nesër ne do të bojkotojmë mësimin për të ardhmen tonë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa të jetë nevoja.”
Kujtojmë këtu se bojkotimi i mësimi ditën e sotme pritet të ndodhë në 1,659 qytete në 105 vende të ndryshme të botës, duke përfshirë qindra mijë nxënës e studentë.

E si përfundim mund të thuhet vetëm se Greta, po i jep një leksion të madh botës.

SHKARKO APP