I shtrirë lakuriq krah eshtrave të babait, ky kinez thotë se po bën art

Artisti kinez Siyuan Zhuji ishte vetëm tre vjeç kur babai i tij vdiq na kanceri në mushkri.

Ai nuk ka thuajse asnjë kujtim prej tij, por tashmë është shfaqur me një ide duke thënë se kështu do ta nderonte kujtimin e babait.

Siyuan ka nxjerrë eshtrat e babait nga varri duke i vendosur në një plastmas, ndërsa është shtrirë krejt i zhveshur pranë tyre.

Ai thotë se po bën art dhe po nderon babain e tij, ndërsa fotot kanë ngjallur mjaft kundërshti në rrjetet sociale.

“Nuk më bëhet vonë se çfarë thonë, unë kështu nderova babain dhe kujtimin e tij”, përmbyll artisti duke këmbëngulur në të tijën.

SHKARKO APP