“I zoti e nxjerr Gomarin nga Balta”

Nga Nertil Dika-

Erdhi kjo ditë….
Astrit Patozi që hyri si i paligjshëm në votime, na vlerëson votimet si të ligjshme dhe demokratike.
Edhe pse ishin dy parti në këto votime, Bindja e Patozit del forcë e tretë.
1-Rilindja.
2-Të detyruarit.
3-Bindja e Patozit.

Zoti Patozi pse me kaq nxitim për për tu futur në votime, duke shkelur dhe ligjet e vendit?
Po ta kishe pas seriozisht me hap parti të re, besoj se ke pas kohë tash gjashtë vite në opozitë për ta kompletuar.
Veshe pantallonat edhe hajt se kemishën e vesh rrugës.
Pranove ofertën e Rilindjes pa marr parasysh të ardhmen e vendit.

***

Kryeministri na kërcënon çdo ditë me burg nëse shkelim ligjin.
Vetë shkeli ligjin, dhe u fut në votime.
Nuk priti të vetmin organ që e gjykon dekretin e Presidentit, Gjykaten Kushtetuese.

Kryeminsitri na kërcenon me burg dhe viza, kush prish procesin e votimit.
Lind pyetja, përse nuk kemi asnjë të arrestuar për mbushje kutish dhe blerje votash, të cilët u kapen me zë dhe figurë ?
Meqë kryeministri jep dhe vizat nëpër ambasadat që ka kapur a do ti jap vizë vetes? Meqë dhe votimet që beri vetë nuk i bëri me standarte, madje i dhunoj ato.

***

Presidenti na foli për shumë gjëra, disa prej të cilave i vlerësoj.
Edhe pse asnjë politikan në këto 30-të vite nuk ka moral për t’ju drejtuar qytetarëve për asgje,pasi fal këtyre jemi në këtë hall që jemi.

Presidenti foli dhe për Sorosin, pas tij edhe Zoti Berisha na tha se ka që në 1993 që e lufton këtë fenomen dhe mire ka berë.
Por pse nuk na thotë përse Luli nuk del kundra Sorosit, edhe nëse është produkt i tij si erdhi në PD ?

***

Ndërsa ndërkombëtarët e ambasadave na flasin në gjuhë te huaj, dhe na duket që janë më të zgjuarit, dhe që nuk i zë gjumi për problemet tona.
Në fillim na thonë njohim votimet moniste.
Pastaj bëhen qesharak dhe thonë: “Pranoni Rilindasit e 30-të qershorit pastaj të vendos gjykata”.
Meqë votimet ndodhen.
Atëherë në çdo vend normal më parë duhet të shprehet gjykata, nëse shkojmë ose jo në zgjedhje sipas dekretit, apo të mandatohen apo jo këto kryetarët e rinj të votimeve.
Që të na ndrisin dhe këta sic e kanë ndrit për 30-të vite ata të tjerët.

***

Me gjithë respektin për që kemi për Amerikën, si aleate e madhe e Kombit tonë, dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për çlirimin e Kosovës.
Po ashtu edhe për kontributin Bashkimit Europian në këto vite të pluralizmit.

Un mendoj që ne si popull duhet ta duam me shumë vendin tonë, dhe njeri-tjetrin.
Çdo i ri dhe e re mos të marrë valixhet, por të marrë në dorë fatet e vendit duke mbushur rrugët e sheshet deri sa kjo klasë politike të shporret njëherë e mirë.
Pasi e kemi të gjithë detyrim për vendin tonë.
Mos të bëhemi palë me politikën kur shkelen interesat e qytetarëve.

Duhet të reagojmë për çdo padrejtësi, dhe të dalim nga kjo vdekje klinike, ku asgjë nuk na bën më përshtypje dhe ku çdo skandal na duket përditshmëri.
Ose të ngremë zërin ose të ikim të tërë, dhe ta lem vendin të shkretëtohet nën sundimin e Hienave.

Un vazhdoj ti besoj shprehjes popullore. “Që vetëm i zoti e nxjerr Gomarin nga balta”

SHKARKO APP