Injektoi mbushës tek të pasmet, vdes pacientja. Arrestohet kirurgu plastik

Një mjek brazilian, i njohur si Dr Bumbum është arrestuar pas katër ditësh në arrati.  Policia thotë se Dr. Denis Furtado u arrestua në Rio de Janeiro pasi u raportua nga një person anonim. Pacientja e tij Lilian Calixto mori plagë të mëdha në të pasme dhe vdiq disa orë pas injeksionit mbushës.

Ai akuzohet për vrasje, ku dyshohet se bashkëpunëtore është nëna e tij.

Hetuesit thanë se Dr. Furtado zhvilloi procedurën për Calixto në shtëpinë e tij në Riop de Janeiro, por ajo u sëmur gjatë procedurës. Lilian  Calixto, një 46 vjeçare e martuar, nënë e dy fëmijëve, punonte në një bankë dhe kishte udhëtuar nga Cuiaba në Brazilin qendror, për të zhvilluar operacionin nga doktor Furtado të shtunën mbrëma.

Procedura, mendohet të përfshijë injektimin e një mbushjeje me xham akrilik dhe u zhvillua në apartamentin e tij në Barra de Tijuca.

Nga spitali ‘Barra D’Or’ në Rio de Janeiro thanë se, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, Lilian ishte ishte pa ndjenja dhe vdiq herët të Dielën në mëngjes. Por, arsyeja e saktë e vdekjes së saj nuk është konfirmuar ende, shkruan BBC.

Policia thotë se, “E dashura e doktorit Furtado është arrestuar si e dyshuar për pjesëmarrje në procedurë.’

SHKARKO APP