Instagram-i do të heqë filtrat që promovojnë kirurgjinë plastike

Drejtuesit e rrjetit social Instagram kanë bërë të ditur se do të hiqen të gjithë filtrat që promovojnë kirurgjinë plastike, për shkak të shqetësimeve lidhur me dëmtimin e shëndetit mendor tek njerëzit.

Sipas hulumtimeve filtrat që ndryshojnë fytyrën, mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më keq në lidhje me mënyrën se si duken.

“Ne i rivlerësojmë politikat tona dhe duam që filtrat tanë të jenë një përvojë pozitive për njerëzit”,- tha një zëdhënës i platformës online për shpërndarjen e fotografive. Megjithatë nuk dihet sesa kohë do të marrë heqja e të gjithë filtrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muajin e kaluar ky rrjet social ka vendosur të fshijë postimet e dietave dhe të kirurgjisë plastike, pas këshillimeve me ekspertë të mediave sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?