Instagram vjen me një feature të ri “Restrict”
Instagram po shfaq një feature të re të quajtur “Restrict” e cila lejon përdoruesit e llogarive të Instagram të mos marrin komente ofensive në fotot e tyre. Ky feature fillimisht u testua në Korrik.
Ky feature do të aktivizohet për përdorues specifik duke lëvizur majtas një komenti, duke shkuar tek privacy settings ose duke e bërë këtë gjë tek llogaria e personit. Duke bërë kështu që personat e caktuar të mos mund të komentojnë dot në postet e tua. Duke qenë se personi nuk është bllokuar, njerëzit do të kenë mundësinë të shohin disponueshmërinë në komente duke klikuar tek mesazhi që i shfaqet. Zotëruesit e llogarisë do të kenë mundësinë të zgjedhin që komentet të jenë publike ose ti fshijnë. Instagram gjithashtu po heq lajmërimet që vijnë nga llogaritë e bllokuara për komente ofensive. Ky feature do të mundësojë që edhe mesazhet të zhvendosen tek message request nëse vijnë nga këto lloj llogarish. Këto mesazhe mund të lexohen por dërguesi nuk e merr vesh nesë ju e keni lexuar apo jo .
Feature “Restrict” u vjen në ndihmë personave që përdorin Instagramin të mbrohen nga komentet ofensive dhe bullizimi. Instagram i inkujaron të rinjtë të luftojnë kundër bullizmit dhe do të shpërndajë video anti-bullizëm në javët në vijim.