Interneti, elementi i rëndësishëm i jetës së shqiptarëve

Lundrimi në internet për informacione, për të komunikuar, por edhe për të bërë blerje është kthyer në një element i rëndësishëm në jetën e shqiptarëve. Sipas një studimi të kryer nga INSTAT ka rezultuar se 87.1% e shqiptarëve  përdorin internetin çdo ditë. Përqindja e individëve të moshës 16-74 vjeç që kryejnë thirrje apo video përmes skype, viber, apo whats app gjatë tre muajve të fundit rezulton se është 92.3%. Po ashtu nga anketa rezulton se nga aksesi në internet i familjeve shqiptare është rritur ndjeshëm, nëse e krahasojmë me një vit më parë.

Më shumë se gjysma familjeve shqiptare kanë akses në internet me rrjet ndërkohë që nëpërmjet telefonave përqindja është edhe më e lartë.

Blerjet online që i referohen blerjeve të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet internetit për qëllime personale nëpërmjet çdo lloj pajisjeje rezultojnë se janë kryer nga 10.1% e grupmoshës 16-74 vjeç në 12 muajt e fundit.

Ndër blerjet online produktet ose shërbimet që zënë peshën më të madhe janë pajisjet sportive, veshje, të cilat kanë treguar një rritje nga viti 2018 me 4%.

Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit sipas gjinisë dhe grupmoshave gjatë këtij viti gratë kanë kryer më shumë blerje për veshje dhe pajisje sportive në krahasim me burrat, të cilët kanë treguar një preferencë më të madhe për kompjuter, programe kompjuterike apo pajisje elektronike.

Grupmosha 16-24 vjeç rezulton fasha që e përdor më shumë internetin, por interesant është edhe fakti se ka pasur një rritje me rreth 5% e numrit të të moshuarve që nuk e përdornin internetin.

Ora News - Interneti, elementi i rëndësishëm i jetës së shqiptarëve

SHKARKO APP