Ish-deputetja Pampuri: Rama ka çrregullime, kritiku më i madh është…

Ish-deputetja Orjola Pampuri, një grua me një profil profesional si pedagoge, autore librash dhe përkthyese, ka dhënë një intervistë ndryshe për “My Living” në Vizion Plus. Pampuri, ka qenë e dyta në listën e Tiranës në Partinë Demokratike, direkt pas kreut të kësaj partie.

”Kur futesh në politikë, sidomos kur nuk vjen nga strukturat e partisë dhe nuk ke qenë e përfshirë, gjithmonë është ai skepticismi se nga erdhi, kush është kjo, pse të vijë kjo kur ka të tjerë të cilët janë përfshirë e kanë punuar. Sigurisht ka nga këto, por unë nuk kam dashur t`i jap askujt përgjigje. Gjithmonë jam munduar t`i jap mendjen të tjerëve me punë. Femrat në politikën shqiptare janë gjithmonë të diskutuara qoftë kur hyjnë në politikë apo qoftë kur dalin prej saj”,-shprehet Pampuri.

Si opozitare por edhe si psikologe, Pampuri ka bërë disa komente edhe për disa emra. Si e përkufizon ajo Edi Ramën: “Një mjek nuk do ta përkufizonte kurrë një pacient të tij pa e studiuar. Por duke qenë se kemi një vit e gjysmë në parlamentin, kemi patur plot raste që Edi Rama ka qenë në pozita jo të mira. Atëherë unë e kam gjetur. Ndoshta mund të ketë më shumë se kaq fakti i një dëliri të shfrenuar, unë them që ka çrregullime të personalitetit narcistik”.

My Living - Episodi 10//Sezoni 8-  Orjola Pampuri rrefen te fshehtat e saj

SHKARKO APP