Ish-zyrtarja e PS: Jo çdo gjë që numërohet ka vlerë

Nga Irena Beqiraj – (Ish-zëvendësministre e Financave)

Nuk ka gje me te mire se rrjetet sociale ne kohet e sotme, aty shikon ndryshimin e njerzve nepermjet fotografive, aty uron per ditelindje aty ngushellon per humbjen e njeriut te dashur , aty lexon opinione, aty behet politike , aty votohet .

Me nje sy te kujdesshem aty mund te dallosh cinikun, te lenduarin, te kenaqurin me veten ate qe ka humbur kofidencen , siperfaqesorin , pragmatistin , idealistin, racionalistin ( qe racionaliteti i tij vlen sa racioni i sotem ) por veshtire te gjesh nje mendim qe do i vleje te nesermes.

Aty shikon budallallepsjen nga arsyetimi i zakonshem ” ne duhet te zgjedhim te keqen me te vogel ” , apo ne Rome bej cis bejne romaket”.

Aty shikon sesi intelektualizma shqipetare eshte mbushur me subjekte qe kur te mos jene me ne kete bote veshtiresisht do ti kujtoje ndonje bashkohes i mbetur gjalle ne mehalle , ndonje studiues plagiature , apo koleksionist fotografish .

Aty shikon sesa pak vizion ka verdalle , sa shume proklamime edhe protagonizem pa vlere e pa mesazh.

Aty shikon sesi profesora , e avokate , ekonomiste , etj komentojne cfare tha per Shqiperine nje burokrat ne Amerike, apo ne BE. Ke mbështeti , nga do fryje era neser ?

Aty numerohen pëlqimet komentet edhe shperndarjet , te cilat kane vlere sa ka vlere pasuria e vendosur ne lojen ” Monopoli ”

Aty bindesh për një moment se numerimi eshte i vetmi proces qe ka vlere .

Edhe i them sime bije , aty ku nuk ka mendje krijuese , vizionare , qe shikojne nga e ardhmja, por vendosin mbi parimin” buken e perditshme falna sot ” aty ku populli ka 100 vjet me pandallona nder kembe sepse kurre nuk pati nxjerre intelektuale me aq mend sa per te lidhur sikur vetem oshkurin e tyre , aty ku presim nje Mesi nderkombetare te mbaj ane e te na zgjidhe , aty cdo gjallese vlen vetem per numerim , per statistike .

Keto gjallesa vlen vetem ti numerosh , ti shprehesh ne perqindje, ne mesatare , e shperndarje probabilitare , por nuk mund ti konsiderosh.

E kur numerimi eshte rutinor e verteta e shemtuar te perqesh ne sy duke te treguar hidhtasi qe jo cdo gje qe numerohet ka vlere.

SHKARKO APP