Islanda njofton se do të vrasë mbi 2,000 balena brenda pesë viteve të ardhshme

Autoritetet islandeze kanë njoftuar se do të vrasin më shumë se 2,000 balena gjatë një periudhe pesëvjeçare, një veprim ky që ka zemëruar grupet mjedisore. Përkundër një tregu në rënie globale të mishit të balenave dhe rënies së mbështetjes publike, qeveria vendosi të qëndrojë në kundërshtim me ndalimin ndërkombëtar të gjuetisë. Peshkatarët do të autorizohen të gërmojnë rreth 209 balena të llojit  fin dhe 217 balenë të llojit minke në ujërat islandeze çdo vit deri në vitin 2023.

Ministri i peshkimit në vend, Kristjan Thor Juliusson, tha se këto shifra ishin të qëndrueshme dhe bazoheshin në kërkimet më të fundit shkencore. “Vendimi i qeverisë islandeze për të vazhduar vrasjen e balenave – midis qenieve më paqësore dhe inteligjente në planet – është moralisht e pështirë si dhe ekonomikisht e falimentuar”, tha Vanessa Williams-Gray, një aktiviste për mbrojtjen e balenave dhe delfinëve.

Duke njoftuar kuotën e saj të re, qeveria përmendi përfitimet ekonomike të gjuetisë, si dhe shifrat zyrtare që tregojnë se popullata e balenës që dikur ka qenë e rrezikuar, tashmë është duke u rikuperuar. “Gjatë numërimit më të fundit në vitin 2015, popullsia e tyre në Atlantikun Qendror u vlerësua në 37,000 ose trefishi i numrit që nga viti 1987,” thuhej në një deklaratë.

Kjo u mbështet nga përfundimi i kohëve të fundit nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës që numrat e balenëve fin ishin në rritje. Por, duke pasur parasysh pasigurinë në lidhje me numrin e balenave globale dhe kërcënimet e shumëfishta me të cilat ballafaqohen këto gjitarë detarë, aktivistët thanë se kjo nuk duhet të merret si një dritë jeshile për më shumë gjueti.

SHKARKO APP