Ja çfarë bën piloti ndërkohë që pasagjerët mezi presin të zbresin shëndoshë në tokë

Një pilot i Linjës Ajrore Kineze është filmuar ndërkohë që merrte një sy gjumë në orar të punës.

Videoja 30-sekondëshe, e publikuar në mediat sociale, tregon pilotin duke fjetur ndërkohë që avioni Boeing 747 ndodhej në qiell të hapur.

Sipas raportimit të mediave vendase, piloti është identifikuar si Weng Jiaqi dhe ka mbi 20 vite përvojë pune. Pamjet janë filmuar nga bashkë-piloti që ndodhej në sediljen tjetër të kabinës.

Videoja është publikuar vetëm disa ditë pasi pilotët e “China Airlines” u futën në një grevë shtatë-ditore mbi çështje si mbilodhja e pilotëve dhe orët e gjata të punës.

SHKARKO APP