Ja cilët janë 5 librat për t’u lexuar këtë verë sipas Bill Gates

Bill Gates ka një ide tjetër për librat që duhen lexuar këtë verë ndryshe nga shumica e njerëzve. Themeluesi i Microsoft dhe kreu i Fondacionit Gates, ka njoftuar sugjerimin e tij vjetor për pesë librat më të mirë për këtë sezon veror. Tematikat e këtij viti nuk janë shumë të lehta.
“Kohët e fundit e kam gjetur veten të tërhequr nga librat me trazira, nga Bashkimi Sovjetik menjëherë pas revolucionit bolshevik, tek Shtetet e Bashkuara gjatë kohërave të luftës apo një rivlerësim global i sistemit tonë ekonomik”, shkruan Gates.
Nuk përfshihet në listën formale, “Momenti i Tërheqjes”, libri më i fundit nga bashkëshortja e tij Melinda Gates, megjithëse Gates i jep një përmendje të veçantë duke thënë: “Unë e di që jam i njëanshëm, por është një nga librat më të mirë që kam lexuar deri më tani këtë vit. 

Ja çfarë rekomandon gatës për këtë verë:

Shpërthimi nga Jared Diamond- “Libri zbulon se si reagojnë shoqëritë gjatë momenteve të krizës. Kjo tingëllon paksa dëshpëruese, por unë e përfundova librin edhe më optimist për aftësitë tona për të zgjidhur problemet “, thotë Gates.

9 Pints: Një Udhëtim përmes Parave, Mjekësisë dhe Mistereve të Gjakut nga Rose George – “Unë jam një tifoz i madh i librave që shkojnë thellë në një temë të veçantë, kështu që ky libër më përshtatej,” shkruan ai. “Është e mbushur me fakte super interesante që do t’ju lënë me një vlerësim të ri për gjakun”.

Një Xhentëlmen në Moskë nga Amor Towles- Ky roman, që tregon historinë e një konti që ndodhet  në arrest shtëpie në Moskë, është “kënaqësi, zgjuarsi dhe befasisht optimist”, thotë Gates, i cili pranon se ai ka lexuar çdo libër nga Dostojevski.

Presidentët e Luftës: Historia Epike, Nga 1807 në Kohët Moderne nga Michael Beschloss- Gates fillimisht e përzgjodhi këtë për shkak të interesit të tij në luftën e Vietnamit, por thotë se libri (i cili përfshin disa konflikte të tjera) i dha atij një perspektivë të re mbi udhëheqjen presidenciale.

E ardhmja e Kapitalizmit: Përballja me ankthet e reja nga Paul Collier- Ndërsa pranon se nuk pajtohet me Collier për gjithçka, Gates thotë se ky libër ofron një analizë të mirë të një çështjeje aktuale.
Nëse gjithçka duket paksa e zymtë për ju, Gates përmend dhe një punim tjetër më tradicional fiksioni: Graeme Simsion, ‘The Rosie Result’, së bashku me dy librat e parë në seri.

Burimi: Fortune

/ SCAN

SHKARKO APP