Ja cili nga aktorët është më jetëgjati si “James Bond”

Me ditë “të shpenzuara” si agjenti 007, Daniel Craig do të bëhet James Bond më jetëgjati duke mundur rekordin e Roger Moore dhe Sean Connery.

Kur “Bond 25” do të dalë në kinema më 8 prill 2020 do të bëhet 14 vjet që kur ai  u shfaq si aktor me ‘licencë për të vrarë’.

Ndërsa Daniel është duke u përgatitur për të fituar titullin e Bond më të gjatë, i ndjeri Roger Moore  ende mban rekordin (4526 ditë).

Pierce Brosnan, i cili bëri shfaqjen e tij të parë në filma Bond me “Goldeneye” në 1995, kaloi shtatë vjet në këtë film përpara se t’ia dorëzonte atë pasardhësit të tij në vitin 2002.

Ndërsa Timothy Dalton, i cili ishte 007 në “The Daylight Living” në 1987, krenohet me tre vjet në rol dhe George Lazenby vetëm një me filmin “James Bond në Shërbimin Sekret të Tij të Madhërisë” në vitin 1969.

SHKARKO APP