Ja pse ana e majtë e fytyrës na bën të dukemi më tërheqës

Në epokën e Facebook-ut, Twitter, Instagramit dhe TikTok-ut, të gjithë kemi një nevojë konstante për të dalë bukur nëpër foto. Para një shkrepjeje, marrim në konsideratë shumë gjëra, por mbi të gjitha dritën dhe anën më të mirë të fytyrës, që me siguri është ana juaj e majtë.

Studime të shumta kanë arritur në përfundimin se është ana e majtë e fytyrës jo vetëm që është më fotozhenikja, por shpreh më shumë emocion, prandaj njerëzit preferojnë të shohin më shumë atë.

Profesorë në universitetin e Melburnit, pas një studimi të kryer me përdorues aktivë të rrjeteve sociale, arritën në përfundimin se pjesa më e madhe e tyre preferonin të nxirrnin më shumë anën e majtë të fytyrës nëpër foto. Në fakt, kjo anë perceptohet si më tërheqësja nga shumica e njerëzve.

Sipas kërkuesëve kjo anë e fytyrës shpreh më shumë emocione se tjetra dhe ata e shpjegojnë duke bërë lidhjen e mënyrës se si ndjesitë procesohen në tru. Në anën e djathtë të trurit, ku kontrollohen muskujt e anës së majtë dominojnë emocionet. Ky mund të jetë shkaku kryesor pse njerëzit në mënyrë instiktive shfaqin anën e tyre të majtë sa herë u kërkohet të pozojnë për foto më shprehëse dhe anën e djathtë për një foto që kërkon t’i “fshehë ndjesitë”.

SHKARKO APP