Ja pse Facebook dhe Google nuk janë më në listën e kompanive më të mira në botë për të punuar
Kompanitë e teknologjisë si Facebook Inc. dhe Google Alphabet Inc., që konsiderohen prej kohësh si disa nga vendet më të dëshirueshme të punës në botë që ofrojnë mundësi të panumërta dhe përfitime të punonjësve, po humbasin disa nga shkëlqimet e tyre.
Kompanitë e Silicon Valley ranë nga 10 vendet “më të mira për të punuar”, sipas renditjes vjetore të Glassdoor.
Facebook, i cili është vlerësuar si “vendi më i mirë për të punuar” tre herë në 10 vitet e fundit, u rendit në vendin e 23-të. Është pozicioni më i ulët i ndërmarrjes së medias sociale që nga momenti kur ishte vend i punës më i vlersuar në vitin 2011.
Facebook, u siguron punonjësve lehtësira që përfshijnë ushqime falas, transportin e punonjësve dhe shërbime lavanderie. Punëtorët janë larguar pasi janë kundër udhëheqjes për disa çështje të politikave, siç është vendimi për të mos kontrolluar faktet e reklamave politike.
Google, është votuar si “vendi më i mirë për të punuar” në 2015 dhe pjesë e Top-10 në tetë vitet e mëparshme. Këtë vitet renditet i 11 në listën e Glassdoor.
Në Google, punonjësit kanë protestuar kundër kompanisë për një numër temash, përfshirë taktikat e “kërcënimit” të kompanisë kundër organizimit të punëtorëve. Rezultatet e një sondazhi të brendshëm të punonjësve në gjigantin e kërkimit në internet, treguan se më pak punonjës u frymëzuan nga vizioni i Kryeshefit Ekzekutiv Sundar Pichai sesa një vit më parë. Gjithashtu më pak punëtorë besojnë se menaxhimi nga Pichai mund ta drejtojë kompaninë me sukses në të ardhmen.
/ SCAN