Ja pse filmat e Krishtlindjes janë kaq të njohur, sipas studiuesve
Filmat e Krishtlindjes janë ngulitur fortë në mendjen e njerëzve përgjatë festave të fundvitit. New York Times raporton një rritje masive të filmave të rinj të festave këtë vit. Disney, Netflix, Lifetime dhe Hallmark tani janë në konkurrencë të drejtpërdrejtë për vëmendjen e shikuesve.
Brent Rodriguez-Plate i cili është një profesor i asociuar i studimeve fetare dhe studimeve të kinemasë dhe medias është shprehur se: “Filmat e festave janë kaq të njohura jo thjesht sepse ato janë “arratisje”, siç argumenton kërkimi im për lidhjen midis fesë dhe kinemasë. Përkundrazi, këto filma u ofrojnë njerëzve një shikim të botës ashtu siç mund të jetë”.
Filmat e Krishtlindjes veprojnë si “barometër i mënyrës se si ne mund të dëshirojmë të jetojmë dhe si mund ta shohim dhe matim veten”.
Këto filma ofrojnë një shumëllojshmëri të portreteve të jetës së përditshme, ndërsa afirmojnë vlerat etike dhe moritë sociale gjatë rrugës.
Ndërsa filmat e festave sjellin shikuesit në një botë imagjinare, nëse i shohim si praktikë rituale, njerëzit janë në gjendje të punojnë përmes frikës dhe dëshirave të tyre për vetëvlerësimin dhe marrëdhëniet.
Filma të tillë mund të ofrojnë ngushëllim, riafirmim dhe ndonjëherë edhe guxim për të vazhduar punën gjatë situatave të vështira. Filmat ofrojnë shpresë për të besuar se gjithçka mund të dalë në rregull në fund.
Megjithëse Krishtlindja është një festë e krishterë, shumica e filmave të festave nuk janë fetare në kuptimin tradicional. Pothuajse nuk është përmendur asnjëherë Jezusi ose rrethanat biblike të lindjes së tij.
“Në fund të fundit këto filma krijojnë botën në ekran që ndezin emocione pozitive ndërsa ofrojnë disa qeshje,” është shprehur studiuesi.