Ja rrjeti social më i përdorur në Shqipëri

Facebook mbetet rrjeti social më i përdorur në Shqipëri. Media italiane “Il Sole 24” ka publikuar hartën botërore të rrjeteve sociale për muajin e parë të vitit 2019, e cila nuk ka surpriza të mëdha në krahasim me 12 muaj më parë.

Vincenzo Cosenza është një ekspert italian i mediave sociale dhe prej disa vitesh mbledh të dhënat publike të rrjeteve sociale kryesore nëpërmjet platformës Alexa, duke realizuar harta dhe grafikë.

Facebook ka vazhduar të rritet me 2,3 miliardë përdorues, prej të cilëve 1,5 miliardë janë aktivë së paku një herë në ditë. Sot, Facebook është rrjet social më i preferuar në 153 vende nga 167 vendet e analizuara, me një shtrirje në 92% të globit.

Facebook është më së shumti i përhapur në Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Europë dhe Afrikë, në Indi dhe Asutrali.

SHKARKO APP